Ditën e sotme në rrjet, ka bërë xhiron një
video e kryebashkiakut të ri të Kamzës, Rakip
Suli.
Ky i fundit ka tentuar të mbajë një
fjalim përballë qytetarëve, por nuk ka arritur të bëjë gjë tjetër, veçse t'i bëjë për të qeshur.
Kjo pasi
Suli nuk merr përgjegjësi në atë që do të përcjellë tek qytetarët por flet me një gjuhë që lë shumë për dëshiruar.
Madje në këtë
fjalim, nuk mungojnë as onomatopetë që sipas Sulit janë komike, por nuk i përshtaten as vendit, as kuvendit.
I veshur sportiv dhe duke u përpjekur të imitojë krerët e lartë të partisë ku bën pjesë,
Suli në lëmshin e tij, ndër të tjera shprehet:
Gjendja e mjeteve, shumë mjete ka… arsenal…, 1 fadrom, papam pipim, shumë punë…."
Të kuptuam! /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2019,
ora 14:27