"Zemra ime, martohemi", historia e dashurisë së trafikantit shqiptar me italianen përfundon keq
Çfarë nuk kemi dëgjuar vetëm e vetëm për të siguruar një nënshtetësi tjetër, larg Shqipërisë.
I tillë është dhe rasti në Montichiari, të Italisë, pasi një çift është detyruar të martohet për të larë borxhet e drogës.
Protagonistë në këtë histori janë shqiptari 42 vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, që ishte tregtar droge, gruaja e tij 40 vjeçare,
nipi i 19 vjeçar dhe një vajzë 30-vjeçare nga Brescia.
Vajza nga Brecscia kishte akumuluar një borxh prej 1 mijë eurosh, për blerjen e kokainës dhe nuk dinte e si ta shlyente. Për këtë ishte menduar të martohej me
shqiptarin, të cilit do t’i jepte shtetësinë italiane në këmbim të parave.
Gjithçka ishte e mire organizuar deri në detajet më të vogla, duke filluar nga ceremonia në bashki, dëshmitarët, të cilët ishin miqtë e vajzës. Këta nuk ishin të vetëdijshëm për atë që po ndodhte.
Martesa me kokainë
Policia lokale në bazë të disa informatave që kishte marrë filloi të hetonte martesën e dyshimtë.
Nga njëra anë, një burrë që ishte martuar një herë. Nga ana tjetër, një vajzë që është fejuar vetëm për pak kohë. Në me trafikimi i kokainës. Këto ishin tri lidhjet që hodhën në sulm policinë ku arrestoi
shqiptarin, ndërsa nusja dhe
nipi i tij u përpoqën të arratiseshin drejt shtëpisë.
Policia mundi ti përgjonte ata dhe u shkoi në shtëpi. Nga kontrolli i shtëpisë u gjetën dhe sekuestruan më shumë se një kilogram e fshehur në një çantë shpine, dy çeqe prej 1.200 euro dhe 3.000 euro para të thata.
Gruaja dhe
nipi i saj tashmë janë transferuar në burg në dispozicion të hetimeve të mëtejshme.
Shtuar më 20/11/2019,
ora 14:20