"Zemërbardhë" si Ruçi, u jep 220 milion lekë deputetëve të larguar
Dy partitë kryesore opozitare LSI dhe PD vendosën që të dalin nga parlamenti dhe thuajse të gjithë deputetët lanë mandatet e tyre.

Kjo shkaktoi një kaos në jetën parlamentare shqiptare duke krijuar një precedent që nuk ka ndodhur as në vende të tjera të Europës.

Gjithsesi, duket se Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka vendosur që të tregohet “zemërmirë” me ta, duke ju shlyer detyrimet financiare menjëherë.

Në dokumentin e publikuar nga tirananeës.al, mësohet se Kuvendi ka paguar rreth 220 milionë lekë të vjetër për pagesa ndaj deputetëve të opozitës të larguar.

“Gjatë 8 mujorit, me kërkesë të Kuvendit dhe miratim të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në zbatim të ligjit nr.9061, date 8.5.2003 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.8097, date 21.3.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, ndryshuar me ligjin nr.8500 datë 10.6.2000“ dhe udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.9, datë 20.03.2018 “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”, është akorduar fondi 21.8 milion lekë, për dhënien e shpërblimit të menjëhershëm për deputetët dhe këshilltarët e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim që kanë dorezuar mandatin dhe dhënë dorëheqjen”, shkruhet në këtë dokument.
Shtuar më 07/10/2019, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori