Zeka: Limaj zv.kryeministër, besoj se Valdete Bajrami do të jetë ministre
Deputeti i NISMA për Kosovën, Milaim Zeka ka bërë të ditur se kryetari i subjektit që ai përfaqëson Fatmir Limaj do të marrë postin e zv.kryeministërit të Kosovës.

Ai në një pronocim për albeu.com është shprehur se NISMA e ka marrë vendimin për emrat e ministrave por ka preferuar që këto të publikohen nga Limaj. E megjithatë Zeka tha se beson që Valdete Bajrami do të jetë njëra nga ministret e qeverisë Haradinaj.

Ndërkaq Zeka ka komentuar edhe veprimet e Listës Serbe duke fajësuar liderët e partive shqiptare që sipas tij e fuqizuan këtë të fundit.

Ai thotë se Lista Serbe i di inatet e Albin Kurtit dhe Isa Mustafës ndaj Ramush Haradinaj dhe për këtë shkak po e përdor shumë mirë në favor të saj. Zeka në fund ka nënvizuar se posti i kryeministrit i ndan partitë shqiptare dhe ky është një tregues i mirë që tashmë çdo gjë ka kaluar në rrafsh personal./albeu.com
Shtuar më 09/09/2017, ora 10:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori