Zëdhënësja e BE: Reforma Zgjedhore, testi nëse Shqipëria kalon apo ngel!
Bashkimi Europian rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë në Shqipëri të kontribuojnë përmes dialogut për Reformën Zgjedhore. Në një prononcim për ATSH-n, zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç tha se kjo reformë dhe zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR janë një test i rëndësishëm për vendin.

"Reforma zgjedhore dhe zbatimi i rekomandimeve të qarta të OSBE-ODIHR-it janë një test i rëndësishëm për Shqipërinë", theksoi Maja Kocijancic. Sipas saj, i takon vendit të përcaktojë strukturën që duhet përdorur.

"I takon Shqipërisë të përcaktojë se cila strukturë duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimin dhe për ta çuar më tej këtë reformë", tha Maja Koçijançiç.

"BE rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë të demonstrojnë gatishmëri të vërtetë për të kontribuar, përmes dialogut konstruktiv, dhe për të bërë progres me reformën zgjedhore", përfundoi zëdhënësja e Bashkimit Europian.
Shtuar më 08/10/2019, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori