Zbythet deputeti i PS pasi fyeu fëmijët me autizëm, ky është veprimi që bëri në mesnatë (FOTO LAJM)

Deputeti i PS Alket Hyseni ka shkaktuar reagim të fortë në rrjetet sociale pasi në tentativë për të fyer ish-kryeministrin Berisha përdorin termin "plak autik" duke mos marrë parasysh ndjeshmërinë e qytetarëve si edhe të prindërve të fëmijëve me autizëm.

Mirë që e bëri gafën, por Hyseni nuk denjoi as të kërkojë falje publike, ndërsa gjatë orëve të para të ditës së sotme ka hyrë në statusin e tij në Facebook për Berishën dhe ka bërë ndryshimin nga "plak autik" në "plak i çartur".

Shoqatat e fëmijëve me autizëm kërkuan dorëheqjen e Hysenit ditën e djeshme pas skandalit të bërë si edhe arrogancës së treguar në këtë rast duke përfshirë në luftën politike edhe fëmijët e pafajshëm.

Mbetet për t'u parë se si do të veprojë Hyseni, megjithatë presioni është i madh ndaj deputetit që akuzohet se përvetësoi në mënyrë të paligjshme mijëra metra tokë në plazhin më të shtrenjtë në Shqipëri, atë të Dhërmiut. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2018, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori