Sulmi kibernetik, Artan Hoxha: Hakerat kanë marrë çdo gjë, edhe Bankën e Shqipërisë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka komentuar në emisionin Abc me gazetare Sibora Bitrin, hakerimin e sistemit të policisë “Deep Sea” dhe sulmet kibernetike iraniane që kanë goditur vendin tonë që prej korrikut.

Ai tha se persona të botës së krimit pyesin çdo ditë për të dhënat e dala dhe se hakerat iranianë kanë marrë çdo server  shqiptar për 14 muaj dhe se i kanë hyrë por i kanë boshatisur ato të dhëna nga serevrat.

Nder te tjera Hoxha thotë se hakerat iranianë  kane marrë  sistemin bankar.

“Jemi ndodhur të pambrojtur krahas këtij sulmi. Ata kanë dëshmuar se janë future thellë në themelet e sistemeve tona, kanë punuar për 14 muaj për sulmin ndaj nesh. Lufta mes Iranit dhe Muxhahedienëve, viktima jemi ne. Shqipëria është gjetur e pambrojtur, askush nuk na thotë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Na kanë marrë çdo server për 14 muaj, jo vetëm që kanë hyrë por i kanë boshatisur ato të dhëna. Na kanë marrë hipotekat, aluzinin, dhe serverin e sistemit bankar. Ata po sulmojnë pak nga pak. Persona të botës së krimit pyesin çdo ditë për të dhënat e dala”, tha Hoxha.


Shtuar 11.10.2022 13:27