“E kemi detyrë dhe mision”, Berisha zbulon mesazhin që do t’u japë liderëve të BE në protestën e 6 dhjetorit

Kreu i PD-së Sali Berisha në një takim me banorë të njësisë 5 në Tiranë, ka thënë se arsyet për të dalë në protestën e 6 dhjetorit, ditën që do të vijnë në Tiranë liderët europianë për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Berisha tha protestën do ta shfrytëzojnë edhe për t’jua bëjnë të ditur liderëve të Europës se kryeministri Edi Rama është kryehajdut.

“Ky është cinik, ndjek ligjin e etërve të tij. Varfëroi që t’i shtypësh më lehtë apo ti largosh. Asnjë amendament nuk u pranua, por u pranuan fondet për ndërtim shkollash, rrugësh e shpenzime për fluturime të tjera, me shumëfishin e asaj që ndodh në Europë. U miratua me urgjencë grabitja e Portit të Durrësit. Pra, këto janë disa, por ne kemi 1001 arsye për të protestuar, për t’u thënë miqve nga e gjithë Europa se jeni të mirëseardhur, por me mikun flitet haptas. Ai burrë që  është ulur aty është kryehajdut i historisë së kombit shqiptar. Kurrë askush nuk e ka vjedhur këtë komb, siç po e vjedh Edi Rama. Kjo është detyrë është mision për t’jua thënë të gjithë të pranishme”, tha Berisha.