Kim Jong Un është bërë shkak për shkarkimin e sekretarin të Shtetit, Rex
Tillerson. Ajo që paralajmëruan
mediat që në nëntor të vitit të shkuar, ndodhi dhe një nga njerëzit më të “përmbajtur” afër Donald
Trump tani është jashtë.
Prej kohësh Rex
Tillerson është përplasur me
Trump mbi shqyrtimin e kërcënimit bërthamor që paraqet udhëheqësi i Koresë së Veriut,
Tillerson ishte ai që gjatë tensioneve SHBA-Korea e Veriut theksonte se lufta nuk ishte zgjidhje. E pak para takimit të shumëpërfolur
Trump- Kim Jong Un, Rex
Tillerson hidhet jashtë.
Kush është Rex
Tillerson
Rex
Tillerson nisi si një inxhinier në Exxon-Mobil dhe pas një karriere të suksesshme u bë president i kompanisë. Megjithëse nuk kishte një maturi politike, ai kishte një eksperiencë si negociator falë marrëveshjeve që e kanë çuar në çdo cep të botës.
“Shkathtësia e tij si dhe njohja e gjeopolitikës e bëjnë një zgjedhje të shkëlqyer për sekretarin e Shtetit. Ai do të punojë në favor të stabilitetit rajonal dhe do të përqendrohet në interesat e sigurisë kombëtare të Amerikës”, theksohej në njoftimin e publikuar nga zyra e
Trump, kur e emërua.
Mediat menjëherë nxituan të shkruanin se
Tillerson ka pasur marrëdhënie biznesi dhe miqësore me
Putin dhe ka mbajtur një pozicion të prerë kundër sanksioneve vendosur Rusisë.
Tillerson ka firmosur qindra marrëveshje ndërkombëtare si shef i Exxon-Mobil, por ato që hapin më shumë diskutime janë ato që ka firmosur me Rusinë e
Putin.
Më e fundit është një marrëveshje e tij me
Putin në 2011, më saktë me Rosneft, kompaninë naftë nxjerrëse ruse. Sipas Uashington Post, pas firmosjes së marrëveshjes
Tillerson festoi me havjar dhe shampanjë në Manhattan me mikun e
Putin, Igor Sechin. Më vonë mori “Urdhrin e Miqësisë”, titulli më i lartë rus dhënë për shtetas të huaj.
Shtuar më 13/03/2018,
ora 14:31