Zbulohet një butak i ri, "pagëzohet" me emrin Donald Trump (FOTO LAJM)

Shkenctarwt dhe biologwt kanw raportuar zbulimin e nje amfibi tw ri, i cili zhytet nw rwrw dhe ka marrë emrin e tij Donald Trump, ndoshta edhe si reagim ndaj komenteve të bëra nga Trump në lidhje me ndryshimet e klimës.


“The Dermophis”, Donald Trumpi, që është zbuluar në Panama, ka marrë këtë emër nga shefi i një kompanie që kishte paraqitur një ofertë prej 25 mijë dollarësh në një ankand për të fituar privilegjin.

Kompania tha se donte të rriste ndërgjegjësimin për ndryshimet e klimës.

“Dermophis Donald Trump është veçanërisht i ndjeshëm ndaj pasojave të ndryshimeve klimaterike dhe ekziston rreziku i zhdukjes si rezultat direkt i politikave të klimës së emër dhuruesit të tij”,

Krijesa e vogël, e verbër, është një lloj Caeciliani që kryesisht jeton nën tokë, por ekspertët tërheqin vëmendjen tek një krahasim i dukshëm mes sjelljes së saj dhe zotit Trump, shkruan BBC.

Shkencëtarët më të njohur të botës janë dakord që ndryshimet e klimës janë të shkaktuara nga njeriu.

Por, Trump, administrata e të cilit ka ndjekur një axhendë pro karburanteve fosile, ka akuzuar këta shkencëtarë se kanë një axhendë politike dhe kanë vënë në dyshim faktin se njerëzit janë përgjegjës për rritjen e temperaturave të tokës.
Shtuar më 19/12/2018, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori