Zbulohet ngjarja e rëndë në Ksamil, njerku abuzonte prej 5 vitesh me të miturën
Ksamili është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një e mitur ka denoncuar njerkun e saj se ka abuzuar seksualisht me të për 5 vite.

Ngjarja ka nisur që kur vajza ishte 9 vjeçe, ndërsa abuzimi i fundit sipas vajzës nga njerku ka ndodhur më 4 janar 2021, ku dhe 14-vjeçarja mori guximin për të denoncuar rastin.

Denoncimi është bërë nga vajza dhe nëna e saj dhe më pas nga ana e policisë është bërë shoqërimi dhe ndalimi i njerkut 39-vjeçar.

Arrestimi i 40 vjeçarit është bërë me datë 10 janar.

Shtuar më 16/01/2021, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori