Zbulohet nëndetësja e Hitlerit në Turqi: Kjo është historia e pabesueshme e "UBot-ëve" naziste (FOTO LAJM)

Një zbulim mjaft i rëndësishëm është bërë nga zhytësit turq sa i përket Luftës së Dytë Botërore.

Raportohet se sëfundmi është zbuluar e mbytur pranë brigjeve turke një nëndetëse U2, e cila i përket Gjermanisë Naziste dhe ishte pjesë e flotës së nisur nga Hitleri në Detin e Zi.

Nëndestësja u gjet në 20 metra thellësi pranë brigjeve turke në zonën e Sakaryas dhe ishte e mbuluar prej mbetjeve të rrjetave të peshkut.

Historia

Në momentin e përplasjes me rusët, Hitleri urdhëroi hapjen e një fronti në detin e Zi me qëllim prishjen e rrugëve të furnizimit të Bashkimit Sovjetik.

Operacioni i dërgimit të nëndetëseve në detin e Zi ishte mjaft special. Bëhet fjalë për 6 të tilla, të cilat u dërguan të copëtuara me kamionë të posaçëm deri në postin e Kostancës në Rumani. Aty, nëndetëset u bashkuan duke u bërë funksionale. Gjatë luftës, 2 nëndetëse u fundosën nga rusët, tre të tjera nga vetë nazistët pasi po humbinsnin dhe një tjetër u fundos pikërisht në brigjet turke. Bëhet fjalë për nëndetësen e zbuluar sëfundmi.
Shtuar më 19/10/2020, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori