E mbani mend? 14 vite më parë, shikoni si dukej Stresi në fillimet e karrierës së tij (FOTO LAJM)

Ndonëse është i “freskët” me hite dhe shfaqje si të ishte në fillimet e tij, Stresi ka plotë 14 vite në muzikën shqiptare.

Reperi emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lusha, gjatë ditës së sotme është bërë nostalgjik duke ndarë një foto e cila daton në fillimet e karrierës së tij. Krahas imazhit ku duket së bashku me një shok, Stresi shkruan: “Kur fillova në vitin 2008.”

Më herët, Arkimedi u filmua në shoqërinë e një vajze në një klub nate. Vetëm disa ditë më vonë në një intervistë, reperi Stresi foli për jetën private të tij, duke komentuar edhe këto pamje. Mirëpo, Arkimed Lusha u shpreh se vajzën në fjalë e ka shoqe dhe se prej 3 vitesh është beqar.

“Ato videot që kanë dalë në club, ajo është një modele që jeton në Torino, Itali . E kam njohur në Itali, erdhi të bëjë një set fotografik në Shqipëri, është një shoqe shumë e mirë, nuk ka asgjë mes nesh. Sot me dal edhe me vajzën e tezes ta bëjnë të dashur. Një femër të bukur e bëjnë të keqe, në aspektin moral. Jam prej 3 vitesh beqar dhe vazhdoj të jem kështu që s’kam ça them, jam beqar 100%”, -theksoi reperi.