Zbulohet misteri i madh: Më në fund Chris Brown rrëfen pse e rrahu Rihannën
Kanë kaluar 8 vite që nga lajmi i bujshëm që Chris Brown rrahu diven e muzikës pop, Rihanna dhe njerëzit akoma nuk e kanë harruar këtë ndodhi brutale.

Por pavarësisht gjithckaje kurrë nuk u mor vesh saktësisht arsyeja pse dicka e tillë ndodhi. Kjo ngjarje ndodhi fiks pas përfundimit të ceremonisë së çmimeve “Grammy”, dhe duket se më në fund Chris ka vendosur të rrëfejë të vërtetën për gjithcka, shkruan Albeu.com.

Në një film dokumentar të realizuar vite më parë por që do të transmetohet këtë verë, reperi amerikan pranon se ka ngritur dorë mbi këngëtaren, duke zbuluar edhe shkakun që e ka çuar deri në këtë veprim.

“E kam tradhtuar me një bashkëpunëtore. Rihanna kishte dyshime dhe filloi të më pyeste , por unë nuk e pranova. Dhe pikërisht atë mbrëmje femra me të cilën e kisha tradhtuar u afrua pranë tavolinës sonë. Rihanna u çmend, mori gjërat e saj dhe doli jashtë”, ka thënë Brown.

Ndërkohë kureshtja e Rihannës për të parë se me kë shkruante Chris, duket të ketë qenë shkaku që më pas Chriss ka ngritur dorë në të.

“Jemi shtyrë, ajo më goditi , ndërsa unë e kafshova në dorë. Dhe kështu filloi e tëra dhe gjërat dolën krejt jashtë kontrollit”, tregon më tej Chris, i penduar tashmë për veprimin por që nuk mund ta kthejë dot me pas.
/albeu.com/
Shtuar më 20/06/2017, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori