Zbulohet mesazhi që kërcënoi Zgurin: "O m*t, do të të vras ty dhe familjen"
Kreu i KQZ-së Klement Zguri është kërcënuar ditën e sotme me jetë. Kërcënimi i është bërë në Facebook, nga një shkodran i cili gjithashtu e kishte kërcënuar se do i vriste dhe familjen.

Tashmë është bërë publik mesazhi i shkodranit për kreun e KQZ.

“O m*t, do të vras ty edhe familjen.” Ka qenë ky mesazhi që ka marrë kryetari i KQZ-së.

Mesazhi është dërguar nga shtetasi E.Pjetrini, ndërsa zoti Zguri është marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës për shkak të kërcënimeve që ka marrë pas votimeve të 30 qershorit.

Efektivë të shumtë të Gardës së Republikës janë parë në zyrën Zgurit, po ashtu dhe në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Po ashtu mësohet se edhe familja e Klement Zgurit është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit.

Shtuar më 05/07/2019, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori