Mos e beso po deshe! Kështu i kontrollon Rama "like" dhe "share" e administratës në Faceboook!
Niveli i kontrollit të hapësirës së rrjeteve sociale ka arritur në kulmin e tij nga PS.

Mësohet se sëfundmi qeveria ka ngritur një portal të posaçëm përmes të cilit numërohen "like" dhe "share" që ka dhënë secili anëtar i administratës në shërbim të kryeministrit, ministrave dhe drejtorëve të mëdhenj.

Përmes këtij portali pastaj, raporti i shkon çdo javë zyrës së propagandës së Ramës, të cilët bëjnë edhe vlerësimin e performancës së "like" dhe "share" që ka marrë çdo ministër në mbledhje qeverie.

Portali quhet "majtas.al" dhe kodi për t'u anëtarësuar këtu i jepet personave të besuar të administratës.

Në lidhje me këtë ka bërë një postim gazetari Elio Laze, sipas të cilit kjo metodologji ndiqet rigorozisht nga zyra e propagandës së Ramës duke mos lënë askënd që ti shpëtojë pa u kontrolluar nga administrata. /albeu.com/





Shtuar më 23/11/2018, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori