Manipulimi i Ramës me videon e bërë virale. Kë kopjoi ai? (VIDEO)
Ditën e sotme është shpërndarë masivisht një rrjet një video e Samitit të Diasporës që u mbaj ditën e djeshme në Tiranë.

Në këtë video shfaqet Rama teksa mbante fjalimin para sallës, ndërsa në sfond dëgjohet një zë që i thotë Kryeminstrit "Të dua" në anglisht.

"Edhe unë të dua"- ia ka khyer Rama, ndërkohë që kamera ka filmuar mimikën e bashkëshortes së tij, Lindës.

Këtë video kryeministri nuk nguroi që ta shpërndante në profilin e tij në Instagram ku ka marrë edhe mijëra shikime.

Por tashmë falë internetit bota është bërë si një "fshat global" ku gjërat merren vesh shumë kollaj.

Së fundmi në rrjet po qarkullon një tjetër video ku mesa duket Rama del bllof.

Bëhet fjalë për idenë e përshëndetjes "Te dua" në fillim të fjalimit.

Pikërisht një gjë e tillë ka ndodhur kohë më parë me kryeministrin e Izraelit Netanyahu.

Gjatë fjalimit të tij një grua nga turma i thotë "I love you" dhe ai ia kthen "I love you too".

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon krahasuese të mësipërme që është shpërndarë nga një faqe e njohur në Facebook "Lolita". /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori