Zbulohet lidhja e vrasesit te Vegasit me grupin terrorist, ja emri që kishte në organizatë (FOTO LAJM)

Las-Vegasi është tronditur sot nga një sulm vdekjeprurës. Një person ka shtënë me armë gjatë një koncerti në njërën nga kazinotë në Nevada duke lënë të vdekur më shumë se 50 persona dhe plagosur mbi 400 të tjerë,shkruan albeu.com.

Ndërkaq mediat amerikane kanë publikuar edhe fotografinë e agresorit Steven Paddick i datëlindjes 1953.

Gjithashtu policia publikoi edhe fotografinë e mikeshës së tij e cila është një 62 vjeçare me origjinë aziatike. Sipas policisë agresori ishte i vetmuar dhe nuk kishte lidhje me asnjë grupacion.

Por një profil në Twitter me emrin Amaq i organizatës së ISIS pretendon se sulmuesi para disa muajsh ishte bërë pjesë e kësaj organizate.

Kurse sipas informacioneve në mediat izrealite emri i tij në ISIS ishte Samir al-Hajib

E megjithatë ky informacion nuk është i konfirmuar nga autoritetet e sigurisë./albeu.com/
Shtuar më 02/10/2017, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori