Zbulohet laboratori i drogës në Itali, arrestohet shqiptari
Një laborator i specializuar për prodhim, paketim dhe shitje marijuane është zbuluar në Itali. Në pranga janë vënë dy persona, një 40-vjeçar shqiptar dhe një 51- vjeçar italian.

Raportimet e para që çuan policinë në zbulimin e këtij laboratori ishin nga disa qytetarë, të cilët kishin vërejtur lëvizje të çuditshme pranë shtëpisë së 51-vjeçarit.

Pas një hetimi të shkurtër, karabinierët arritën të zbulonin drogën dhe të vinin në pranga dy personat.

Policia zbuloi dy serra, njëra prej të cilave përmbante 19 rrënjë kanabis 50 cm të lartë dhe tjetra 15 bime 3 metra të gjata. Ndriçimi i lëndës narkotike bëhej nëpërmjet llambave me anë të një sistemi elektrik të improvizuar. Ndërsa sistemi i ujitjes së drogës bëhej me pika.

Po ashtu u gjetën dhjetëra kavanoza, disa prej të cilave me kanabis gati për tu shitur.
Shtuar më 22/09/2020, ora 13:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori