Pedagogia: Në Shqipëri punonjësi nuk merr atë që i takon

A vlerësohen punonjësit në Shqipëri dhe sa u plotësohen punjësve kushtet në punë?

Në lidhje me kërë pedagogia, Mirela Miti, tha sot në emisonin “Good Morning Albanians” në Euronews së në Shqipëri punonjësi nuk merr aq s ai takon për punën që bën, ndërkohë që ndryshe funksionon jashtë shtetit.

Pedagogia bëri thirrje që bizneset në vendin tonë të marrin shembull nga vendet e huaja.

“Ajo që unë shikoj është mos ndryshimi i mentalitetit për mënyrën e të bërit të bizneseve. Kjo qasje duhet të ndryshojë sepse sa më shumë të vlerësohet krahu i punës dhe fuqia punëtore, nuk mund të themi që nuk ekzistojnë në Shqipëri. Shqipëria ka shkollat profesionale që vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot e kësaj dite. E kam për mënyrën se si trajtohet fuqia punëtore, se si mundesh ta trajtosh dhe ta shikosh fuqinë punëtore, jo si person pa një lloj vlerësimi që i takon. Fuqia punëtore duhet parë si një bashkudhëtar i gjithë këtyre pronarëve sepse fitimet do të varen shumë nga mënyra se si ti e trajton punonjësin. Në momentin që ti do t’i japësh punonjësit atë që i takon normalisht dhe fitimet do të jenë më të larta sepse rendimenti i punonjësit do të jetë më i lartë,” u shpreh Miti./albeu.com/