Do të jetë drejtor artistik i Festivalit të RTSH-së krah Arbana Osmanit? Reagon Flori Mumajesi

Pak javë më parë në media u përfol se festivali i Këngës në RTSH, këtë vit do të vijë në drejtimin e 3 personazheve shumë të njohur nga publiku shqiptar, në moderimin e Arbanës, regjinë e Eduartit dhe në rolin e drejtorit artistik të festivalit do jetë Flori Mumajesi.

Flori ka vendosur të reagojë për këto lajme disa javë më vonë, pikërisht sot. Ai është rikthyer pas një kohe të gjatë në Instagram dhe ka postuar lajmin në fjalë duke e mohuar.

“Po Flori që s’di gjë?”, shkruan kantautori duke hedhur poshtë thashethemet.