Zbulohen emrat e oligarkëve që Basha do t’u sekuestrojë pasuritë
Pëlqej
“Çlirimi i ekonomisë nga oligarkët” duket se ka marrë një frymë më konkrete.

Kjo pasi PD ka hartuar një listë me biznesmenët më të mëdhenj që sipas PD, kanë përfituar 2,2 miliardë euro nga shteti shqiptar.

Ata sipas PD janë:

Vilma Nushi – përfituese e koncesionit të Check-Up it (120 milionë euro);

Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari – përfituesit e koncesionitndërtimit dhe mirëmbajtes së rrugës Milot- Morinë;

Shkëlqim Demir Fusha – përfituesi kryesor nga Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar

Klodian Zoto – përfitues i koncesioneve të ndërtimit dhe menaxhimit të inceneratorëve të Tiranës (128 milionë euro), Fierit (28 milionë euro) dhe Elbasanit (22 milionë euro);

Bashkim Ulaj – përfitues i koncesionitndërtimit të rrugës Tiranë- Thumanë- Vorë (225 milionë euro);

Idajet Ismailaj – përfituesi i ndërtimit të stadiumit kombëtar dhe kullës 24-katëshe;

Gentian Sula – përfitues i koncesionit të kontrollit të instrumenteve matës të karburantëve dhe gazit të lëngshëm;

Arjan Leskaj – përfitues i ndërtimit të hekurudhës Fier- Ballsh- Vlorë

Edmond Bego – përfitues i lejeve minerare në Elbasan;

Rrok Gjoka – përfitues i ndërtimit dhe menaxhimit të Rrugës së Arbrit (268 milionë euro);

Ilir Rrapaj – përfitues i koncesionit të sterilizimit (77 milionë euro);

Jani Karathano – përfitues i koncesionit të shërbimeve laboratorike (104 milionë euro)
Shtuar më 24/09/2018, ora 23:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori