Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj janë pjesëtarët e
Komisionit Hetimor që do të votohen
nesër për të hedhur dritë mbi
akuzat e pretenduara të
Dick Marty-t.
Nga mazhoranca anëtarë do të jenë Ndërkaq, nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Enver Roshi. Po ashtu pjesë e
komisionit do të jetë edhe deputetja Elena Xhina.
Emrat e lartpërmendur pritet që të votohen
nesër gjatë seancës parlamentare. Kujtojmë që me 83 vota pro, Kuvendi miratoi ngritjen e
Komisionit Hetimor për të hedhur dritë mbi
akuzat e anëtarit të Këshillit të Europës,
Dick Marty, mbi krime lufte të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Komisioni i kërkuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe 17 deputetë të tjerë socialistë do të hetojë këto akuza për krimet e pretendua të bëra nga UÇK-ja në Shqipëri përgjatë viteve 1999-2000, edhe pse më herët në Shqipëri ka mbërritur një mision faktmbledhës për të hetuar mbi
akuzat në raportin e
Dick Marty.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 15:39