Budina reagon ashpër ndaj Ramës: Ne nuk jemi për parti të re

Shembja e Teatrit Kombëtar, ka detyruar regjisorin Edmond Budina të mbledhë firma për rindërtimin e tij në po të njëjtin vend dhe me po të njëjtin funksion.

Sot, së bashku me Aleancën ai ka mbërritur në Lushnje. Gjatë fjalës së tij para qytetarëve të mbledhur për të firmosur peticionin, Budina iu përgjigj drejtpërdrejt Ramës që tha se artistët dhe aktivistët po krijojnë parti të re.

“Ne nuk jemi për të bërë parti të re. Jemi për të sjellë qytetarinë në politikën shqiptare. Jemi këtu që të bashkojmë të gjithë qytetarët”, tha Budina duke theksuar se artistët dhe qytetarët po ngrenë rezistencën dhe protestën.

Në përfundim të turit në qytetet e Shqipërisë për të mbledhur firmat, AMT ka paralajmëruar se do të mbajë protestë madhështore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.


Shtuar 28.05.2020 17:03