Kombinimi fatal në vrasjen e avokatit të njohur në Elbasan
Vrasja e avokat, Ravik Gurra mbrëmjen e djeshme në Elbasan ka tronditur qyetin.

Një person i maskuar ka qëlluar në kokë me disa plumba avokatin Gurra edhe pse zona ishte mjaftë e populluar pasi qytetarët kishin dalë në ambientet e lokaleve për të parë ndeshjen Shqipëri-Turqi.

Vrasësi ka qëlluar me një pistolet me silenciator duke mos krijuar panik edhe pse Gurra ishte nën shoqërine e dy personave të tjerë.

Sipas policisë makina e dyshuar e autorëve të ngjarjes së rëndë është gjetur e djegur në dalje të Elbasanit.

Megjithëse zona ishte e pajisur me kamera momenti i vrasjes së avokatit nuk është filmuar, pasi tavolina ku ai ishte ulur kishte një çadër sipër.

Avokati Gurra ka qenë djalë i vetëm, dhe jetonte me të ëmën e tij, ndërsa bashkëshortja dhe dy vajzat jetonin jashtë vendit. Me të mbërritur në Shqipëri ato do të merren në pyetje nga ana e policisë, nëse Gurra iu ka shfaqur atyre probleme të mundshme.

Gurra ishte avokat i familjes Capja dhe i Shullazit, për këtë arsye disa persona të fisit Capja janë marrë në pyetja nga grupi hetimor. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori