‘Mund të ri edhe nudo për publikun, por jo të më shtrydhin!’. Moza Ahmeti tregon ç’ndodhi me BB

Gjatë intervistës në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi u njohëm me disa detaje interesante të jetës së artistës shumë dimensionale të Mimoza Ahmetit. Duke qenë se e kemi parë aktive edhe në formate të ndryshme televizive, ku ndër to është dhe Big Brother, Ermali e pyet në lidhje me lajmet që ende janë publike për mospagesë ndaj dhe u tërhoq nga pozicioni i opinionistes.

Por Moza shpjegoi se:  “Ajo ishte një improvizim që bëra unë për të dalë nga situata se s’doja të bëja sqarime, nuk gjeta atë atmosferë që unë mendoja që shkonte me personalitetin tim. Dhe disa indikiacione më bënë të kuptoja që mund të bëhesh edhe ndonjë lojë aty për të krijuar publicitet”.

A mund të ishte Moza pjesë e një formati të tillë, ku mund të ishte  e mbyllur për 3 muaj, por të ishte e vëzhguar nga sytë e publikut shqiptar?

“Unë mund të rri edhe nudo në sy të publikut shqiptar. Unë mund të bëj çdo gjë për publikun shqiptar. Puna është në çfarë sensi mirëdashje bëhet. Por nëse ti futesh aty të shrydhesh, të provokohesh, tjetërsohesh dhe në fund të mos marrësh një …. unë se kam për gjë edhe ti zhvishem publikut fare, ashtu sikurse lind njeriu. Puna është se janë shumë gjëra që e tjetërsojnë shpirtin…”

Teksa u ndal në momentet që kanë shënjuar në jetën e saj, ajo u ndal edhe tek Festivali i Sanremos ku mes një jurie ndërkombëtare arriti të fitonte Kupën e Artë në mesin e shumë artistëve italianë, kupë të cilën e tregoi për herë të parë në studion e pasdites.


Shtuar 9.03.2022 18:29