Zbret pas 10 orësh 32 vjeçarja që kërcënoi se do hidhej nga kulla e TEC-it në Kuçovë
AJo ka qëndruar 10 orë mbi kullën e TEC-it duke kërcënuar se do të hidhej.

Më në fund ka zbritur nga kulla 32 vjeçarja në Kuçovë.

Policia, në bashkëpunim me një psikologe ka bërë të mundur bindjen e gruas e cila që prej orës nëntë të mëngjesit ka tentuar të hidhet nga kulla e TEC-it.

Gruaja në fjalë është identifikuar si shtetasja Elona Bregu, 32 vjeçe, dhe thuhet se para 10 vjetësh, edhe bashkëshorti i saj veproi po njësoj, kërcënoi se do të hidhej nga kulla.

Bregu është pastruese në Bashkinë e Kucovës dhe ajo pretendon se është larguar nga puna.

Në një lidhje në Neës 24 bashkeshorti i Elones u shpreh se: “Bashkia e Kuçovës është e korruptuar. Nuk ka shtet këtu. Nuk është hera e parë që ndodh ky problem. Unë jam invalid dhe familja me 2 fëmijë të vegjël mbahet nga pensioni i invaliditetit me 100 mijë lekë. Unë dua ta fusin gruan në punë ku të jetë mundësia më e mirë. Ata e bëjnë për korrupsion dhe punë lekësh këtë. Këtë ma bënë edhe mua para disa vitesh”.

Ndërsa një perfaqesues i Bashkisë së Kucovës u shpreh: “Zonjës nuk i ka thënë njeri që do ikë nga puna. Do bëhen vetëm disa lëvizje. Ajo duhet të fillonte punë që sot. Nuk ka asnjë pengesë. Ishte vetëm një organizim i brendshëm, asgjë më shumë”, tha perfaqesuesi i Bashkise.
Shtuar më 02/11/2017, ora 18:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori