Teksa po afrohet dita e inaugurimit të presidentit të ri në SHBA, ka nisur zbrazja e Shtëpisë së Bardhë nga
stafi i vjetër.
Ndihmësit e presidentit
Donald Trump dhe
stafi u fotografuan teksa largojnë gjërat e tyre nga
Shtëpia e Bardhë.
Sipas Daily Mail, presidenti
Donald Trump ka në plan që të fluturojë drejt Mar-a-Lago në ditën e inaugurimit të Biden.
Me shumë gjasë ai do të vazhdojë të jetojë atje pas presidencës.
Trump e kishte lënë të hapur mundësinë për të kandiduar në vitin 2024, por Senati mund të votojë kundër marrjes së çdo posti publik nga ana e tij.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 22:15