Zonja e parë e SHBA-ve: Biden do të rikandidojë sërish për President

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të kandidojë për një mandat të dytë.

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, ka konfirmuar lajmin në një intreviste ekskluzive për agjencinë Associated Press.

Ajo tha se nuk ka mbetur pothuajse asgjë tjetër për të bërë, përveçse të përcaktohet koha dhe vendi për shpalljen e kandidaturës,

Megjithëse Biden ka thënë prej kohësh se synon të kërkojë rizgjedhjen, ai ende nuk e ka zyrtarizuar.

Biden është përballur me pyetjet nëse është shumë i moshuar për të vazhduar të shërbejë si president, pasi ai do të ishte 86 vjeç në fund të një mandati të dytë./albeu.com/