Zbardhet vendimi, si gjykata la të lirë 57-vjeçarin që vrau me thikë gruan

57 vjecari Todi Lera i cili vrau një ditë më parë gruan me thikë, ka qenë i dënuar dhe më parë për dhunë. Bashkëshortja e tij Etleva Lera dhe vajza e tij Agustina Lera kanë denoncuar për dhunë dhe sipas deklarimeve të tyre motivi i ushtrimit të dhunës ishin dyshimet që Todi Lera kishte ngritur ndaj bashkëshortes.

“Nga deklarimet e Etleva Lerës ka rezultuar se motivi i ushtrimnit të dhunës ndaj saj nga bashëshorti konsistonte në dyshimet e krijuara tek ai sa i përket marrëdhënieve bashkëshortore, fakt për të cilin Todi Lera i kishte kërkuar disa herë asaj të largoheshin dhe të jetonin në Tiranë. Por Etleva kishte refuzuar duke mohuar dyshimet e krijuara tek bashkëshorti”.- thuhet në vendim.

Nga ana tjetër shtetasja Agustina Lera ka deklaruar se në familje ishte krijuar një gjëndje e rëndë psikologjike dhe në përpjekje për të mbrojtur nënën e saj është dhunuar dhe ajo fizikisht.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore është vërtetuar se gruaja dhe vajza kishin dëmtime të shumta në trup nga dhuna e 57-vjeçarit.

Por absurdi qendron se Gjykata ka konstatuar se personi është me rrezikshmëri të pakët shoqërore dhe sipas arsyetimit këtu gjykata mban parasysh personalitetin e tij dhe faktin se ai njihet si person me sjellje korrekte. Më tej arsyetohet se ai ka shfaqur pendim dhe se dhe rezulton që të ketë detyrime të cilat lidhen me familjen.

Kështu gjykata nuk e dënuar me burg, duke e lënë vetëm 8 muaj paraqitje në shërbimin e provës. Gjykata nuk ka dhënë as mbrotje dhe as largim nga banesa edhe pse denoncimi ishte i përsëritur.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në katin e parë të një pallati pranë komisariatit të policisë së qytetit bregdetar. Pas sherrit, burri ka marrë thikën duke e goditur disa herë gruan, e cila ka humbur jetën në vend. Më pas ai ka prerë damarët.

Kanë qenë fqinjët, që pasi kanë dëgjuar zhurmat kanë lajmëruar me shpejtësi policinë, shkruan FaxWeb. Burri ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë. Çifti ishin prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Një prej vajzave jeton në Amerikë, djali në Angli dhe vajza tjetër në Tiranë ku ishte studente.
Shtuar më 07/02/2019, ora 15:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori