Zbardhet shuma që iu grabit ditën e djeshme kambistit në Korçë
Ditën e djeshme, tre persona të maskuar kanë grabitur banesën e një kambisti në lagjen nr. 1, Korçë. Mësohet se shuma e vjedhur me dhunë është 4.000.000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 11.01.2021, në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, ku tre shtetas i vodhën me dhunë një sasi prej 4.000.000 lekësh, shtetasit Sh. M., 57 vjeç, para banesës së tij, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 42 vjeç, banues në Durrës, si edhe shpallën në kërkim shtetasin M. A., 33 vjeç, banues në Korçë.

Policia po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tretë të dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje, për ndalimin e 33-vjeçarit M. A., vënien përpara përgjegjësisë ligjore të tyre, si edhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale "Vjedhja me dhunë" e kryer në bashkëpunim dhe "Plagosja e rëndë me dashje".
Shtuar më 12/01/2021, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori