Zbardhet sherri në Komisionin e Sigurisë/Noka-Brahos: Të dhjefsha mu në kryetar që je!
Një ditë më parë, mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ku po diskutohej buxheti i Ministrisë së Brendshme, degjeneroi në konflikt dhe sharje personale mes Flamur Nokës dhe Spartak Brahos.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, raporti për buxhetin e vitit 2017. Por ky i fundit u akuza nga opozita si i lidhur me krimin e bandat e drogës, shkruan "Panorama".

Disa herë me radhë, deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, e akuzoi Tahirin se pa përkrahjen e tij, shefat e Policisë nuk mund të lejonin mbjelljen e parcelave me kanabis apo të aeroporteve të drogës. Por kryetari i Komisionit, Spartak Braho, u ka kërkuar demokratëve që në rast se kishin prova, ato t’ia dërgonin Prokurorisë së Përgjithshme.


SHERRI:

Asllan Dogjani: Nuk të akuzoj drejtpërdrejt, por jam i bindur në një analizë që pa mbështetjen tënde, nuk ka shanse të ndërtohet një pistë avioni, apo drejtori i policisë ta lejojë pa mbështetjen tënde.

Spartak Braho: Nëse ai është i lidhur me krimin, të thërrasim
Adriatik Llallën ta lidhë këtu.

Saimir Tahiri: Mund t’i jap një përgjigje të shkurtër?

Flamur Noka: Jo bëri koment ky, jo pyetje. S’ka bërë pyetje.

Spartak Braho: Mirë pra, kush është dakord me buxhetin në parim?

Flamur Noka: Çfarë thua ore, ooo, prit se kemi diskutime…?! Ça bën ti…

Saimir Tahiri: Opozita këtë detyrë ka, pavarësisht se shkon shumë
përtej logjikës minimale jo më ndonjë kriteri moral në këtë vend.
Megjithatë, me këtë mënyrë të të bërit opozitë, e morën përgjigjen edhe në Dibër, edhe në Kolonjë. E do ta marrin prapë përgjigjen, se kështu është kjo histori.

Flamur Noka: A ta tregoj unë përgjigjen ty, përgjigjen me hashash… Ta tregoj unë shumë shpejt.

Saimir Tahiri: Por unë i kërkoj të votojnë buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Albana Zeneli: E dëgjove çfarë të tha Kokëdhima, drejtues të lartë të Policisë të përfshirë në trafikun e hashashit.

Saimir Tahiri: Ky është buxheti i më shumë shërbimeve. Tani, i
nderuar kryetar, mua më duhet të iki se kam punë…
(Saimir Tahiri ngrihet në këmbë për t’u larguar nga salla)

Flamur Noka-­ Brahos: Si ikën ai pa leje?! Ça është kjo leje, pa
mbaruar ne diskutimet. Ulu aty! Ulu aty se po vazhdojmë diskutimet. Ulu aty se s’ke ardhur këtu të bësh karagjozin. Ulu në vend! Ne jemi në fazën e diskutimit, a është buxhet ky apo çfarë është, karagjozllëk!

Pirro Lutaj: Po mos bërtit, ore Flamur, se dëgjohesh.

Flamur Noka: S’ke për të bërë më mbledhje këtu, se është ai
karagjoz. (Saimir Tahiri largohet nga salla. Noka çohet në këmbë dhe i hedh projektligjin e buxhetit Spartak Brahos)

Flamur Noka: Ça është kjo?! Të çohet tjetri në mes të mbledhjes! Të dhjefsha mu në kryetar që je! E le ti të ikë nga mbledhja dhe do drejtosh seancat ti, ik more qërohu! Do drejtosh komision ti. /abeu.com/
Shtuar më 23/11/2016, ora 09:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori