Zbardhet përgjimi i dytë i Agron Canes me Elvira Gegën (VIDEO)
Pëlqej
Zbardhet biseda e një tjetër takimi mes Elvira Gegës dhe Agron Canes, sekretarit të deputetit të Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima i cili i kërkoi Elvira Gegës marrëdhënie seksuale me të dhe të bijën e saj 14 vjeçe në favor të një vendi pune.

Nuk dihet se si, por Agron Cane ka arritur ta kuptojë apo t’i ketë thënë dikush që Elvira Gega e ka filmuar takimin e zyrës, ku i kërkonte favoret seksuale. Regjistrimi ka ndodhur më 15 gusht, pra një ditë pas realizimit të kamerës së fshehtë, që njihet tashmë. /albeu.com/


TRANSKRIPTI I BISEDES NGA TAKIMI I 15 GUSHTIT

Elvira Gega: Kujt t’i them mo? Pa nëma ta marr pak me tëndin.

Agron Cane: Ja merre numrin direkt.

Elvira Gega: Nuk e hapin dot… 069… (po i bie nr. të vajzës).

Agron Cane: Duhet ta fshijmë numrin, mora frikë nga juve.

Elvira Gega: Jo, jo, nuk e hap ajo numrin… Kush? Vajza ime? Pse more frikë nga neve?

Agron Cane: Ja, do thuash më morën në telefon këta.

Elvira Gega: Pse more frikë nga vajza ime…? Ja nuk e hap telefonin ajo, e ka fikë fare. Dhe nuk të merr se nuk ka lekë në telefon.

Agron Cane: Dëgjomë mua një çikë, dëgjomë. Ti nuk di, ti kishe bërë një plan.

Elvira Gega: Jo, nuk kisha asnjë plan…

Agron Cane: Të më bëje mua dëm…

Elvira Gega: E ke shumë gabim Agron.

Agron Cane: Nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër dhe unë e di pse më erdhi keq, them se kush të ka nxitur të bëje një veprim të tillë. Se unë…

Elvira Gega: Asnjë, për kokë të fëmijëve asnjë. Bile para një muaji më ke indinjuar shumë nga kjo gjë…

Agron Cane: Pse?

Elvira Gega: Sepse ke kërkuar gjithmonë… Sa herë kam ardhur unë në zyrë, ti nuk më ke qarë hallin që unë kam ardhur… Të kam ardhur me duart me gjak…

Agron Cane: E ke gabim…

Elvira Gega: Një sekondë, një sekondë të lutem. Kam ardhur me duart me gjak…

Agron Cane: Dhe s’të kam qarë hallin?

Elvira Gega: Çfarë halli më ke qarë ti?! Që të më ngushëlloje duke më kërkuar ëëë…

Agron Cane: Të kam pritur me qindra herë.

Elvira Gega: Prit pak… që të më ngushëlloje duke mëëë… Gjithmonë sa herë vija më thoshe “o sa e mira je, kur do bëjmë seks?” Kjo është çështja, më vjen keq tani. Tani të flasim hapur se për kokë të fëmijëve nuk kam as incizim, as kamera. Do të më bësh lakuriq, je i sigurt që të më bësh se çfarë të duash.

Agron Cane: Pse…? Dëgjo, më shumë se kaq që më bëre mua, nuk mund të ashtu… Unë nga momenti që e mori Koçua vesh, unë për veten time sot…

Ndërhyn kamarieri: Do merrni diçka?

Agron Cane: Jo, ne nuk duam të hamë. Po na solle diçka… Ndonjë freskuese po deshe. Unë një Shveps dua. ǒa do ti?

Elvira Gega: Mua më sill një Amita, lëng frutash…

Kamarieri: Vetëm portokall ka.

Elvira Gega: Okej…

Elvira Gega: Dëgjo ti Agron… Sepse ti më ke shtyrë vetë mua që ta bëj këtë, sepse unë… Një sekondë, se ti më konsiderove… Me kushtin që të më…

Agron Cane: Një minutë se flas unë tani… Pse ai ishte problemi? Po të shikosh ti, po të shikosh ti… (ndërkohë i kap duart Elvira Gegës).

Elvira Gega: Hiqma dorën se do të shikojnë njerëz andej e do thonë… Jo, jo se nuk dua unë…

Agron Cane: Po nuk të…

Elvira Gega: Hiqma dorën se nuk dua të më shikojnë… Mua më njohin këta kamarierët.

Agron Cane: Unë nuk e di se kush të njeh, por po të flas këtu… Në qoftë se ti, ti si vajzë, që të vish e të shikosh se kë kam unë…

Elvira Gega: Ore, mua nuk më intereson se kë ke ti more zotëri i dashur. Mua më intereson veprimi dhe fakti që u shprehe, nuk më intereson…

Agron Cane: Të bëja dashnore…

Elvira Gega: Pse doje të më mbaje të rregullt? ǒa është ajo? Që ti mua më ke deklaruar direkt online, më ke deklaruar kaq herë që unë dua vajzën tënde për…

Agron Cane: Kur?

Elvira Gega: Si? Kur?! Sa herë. Që kur erdhi vajza ime në zyrë që do venim në dyqan, që erdha me Baftjarin atë ditë…

Agron Cane: Vetëm atë ditë të thashë…

Elvira Gega: Dhe mbrapa më the që vajza është shumë e zhvilluar, vajza do seks the.

Agron Cane: Po, po ma tha këtë, ma tha këtë…

Elvira Gega: Kush ta tha këtë, Kostaqi?

Agron Cane: Jo, jo lëre Kostaqin.

Elvira Gega: Që uleni bashkë dhe… Lëre dhe ai atë mendim më tha. Por unë nuk bëj pazar me fëmijën.

Agron Cane: S’të thashë të bëja pazar… ǒështë ky telefon?

Elvira Gega: Jo, ky është timi, është me AMC. Është timi mo. Na merre, fike fare…

Agron Cane: Nuk dua moj jo, nuk dua…

Elvira Gega: Nuk ka incizim. Ky nuk incizon, ja, e fika fare.

Agron Cane: Do më thuash apo jo, pse e bërë gjithë këtë? Se ti nuk je njeri i keq…

Elvira Gega: E bëra sepse doja të vetëmbrohesha, të vetëmbroja në radhë të parë familjen time.

Agron Cane: Pse do të sulmoja unë? Do të ta bëja gjë me zor unë ty?

Elvira Gega: Jo, me zor nuk do ma bëje, por doja të dija, doja t’i bëja fakt…

Agron Cane: Kujt, kujt?

Elvira Cane: Doja që t’i bëja fakt dikujt që të ka vënë në atë punë atje dhe doja t’i bëja…

Agron Cane: Doje të më bëje keq?

Elvira Gega: Jo, jo. Doja që, siç më vrave ti shpirtërisht…

Agron Cane: Pse të vrava shpirtërisht?

Elvira Gega: Më vrave shpirtërisht për shumë gjëra.

Agron Cane: Të preka unë?

Elvira Gega: Si?

Agron Cane: Të preka unë? Të preka gjë? Të preka?

Elvira Gega: Jo mo, për të prekur s’të lejova unë.

Agron Cane: Për llafin që bëmë, për muhabetin që bëmë?!

Elvira Gega: Për të prekur s’të lejova unë ty.

Agron Cane: Ai muhabeti, ai muhabeti të… dërrmoi kaq shumë ty?

Elvira Gega: Pse jo? Po pse kush mund të më dërrmojë kaq shumë? Më mirë është fjala e njeriut apo veprimi që bën? Më mirë merr një armë dhe vraje, vetëm mos e vra me llaf tjetrin. Njeriun e vret llafi. Mua më ka vrarë jashtë mase, se nuk e dija ku të kërkoja… Unë, këtë muhabet…

Agron Cane: Mua të më thoshe. Të më thoshe kështu siç duhet…

Elvira Gega: Një sekondë… Këtë muhabet…

Agron Cane: Shiko këtu, këtu. Shiko mua…

Elvira Gega: Unë doja që dikush…

Agron Cane: Doje të më bëje keq?

Elvira Gega: Jo të të bëja keq.

Agron Cane: Keq do më bëje dhe më bëre.

Elvira Gega: Më lëndove reputacionin e familjes sime.

Agron Cane: Të më thoshe kështu, “Agron këtë mbylle dhe të lutem shumë rri rehat dhe mirupafshim…”

Elvira Gega: Si? Po sepse… Kisha… D.m.th kërkova ndihmë.

Agron Cane: Kujt?

Elvira Gega: Te dikush tjetër që…

Agron Cane: Tek kush kërkove?

Elvira Gega: Tek dikush që merret me këto gjëra… Jo, këtu në Sarandë nuk është. Biles janë gazetarë investigativë, apostafat për këtë punë dhe kanë kohë që më shtynin se kur do ta bësh këtë gjë. Dhe u thashë që do të vijë një moment. Prandaj të mora dje në telefon dhe të thashë se kur do të takohemi.

Agron Cane: Domethënë u bëre mashë e gazetarëve

Elvira Gega: Jo, nuk u bëra mashë… (përfundon incizimi)
Shtuar më 19/08/2014, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori