Gabimi fatal që u kushtoi jetën dhjetra personave në Athinë
Pëlqej
Një gabim, injorimi i një informacioni, duket se ka shkaktuar tragjedinë në Mati, Greqi, ku qindra persona u dogjën të gjallë.

Helikopteri që kontrollonte zonën për zjarret i ka pikasuar flakët që në orën 17:30 të pasdites dhe ka dhënë alarmin, e regjistruar kjo me zë, por autoritetet jo vetëm që nuk e kanë vlerësuar atë për ta shuar, jo vetëm që nuk kanë urdhëruar një evakuim të organizuar të njerëzve por janë treguar të paafta për ta menaxhuar situatën në momentet e fundit duke i lënë për orë të tëra viktimat në mëshirë të fatit.

Këto fakte po dalin në dritë tani, hap pas hapi, me zhvillimin e hetimeve. Mediat greke bëjnë të ditur se dosja e hetimit po mbushet me fakte dhe prova.

Zjarri kishte nisur që në orën 16:30 dhe ishte ndarë në dy fronte, sipas trilleve të erës. Ka foto shumë shqetësuese që janë bërë nga helikopteri Supr Puma dhe i janë dërguar autoriteteve me qëllim që të merrnin masat.
Shtuar më 20/08/2018, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori