U djeg brenda Benzit, kush ja vuri flakën makinës së viktimës
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në lagjen nr 1, pranë kampit të punëtorëve, në Korçë.

Një 39-vjeçar është gjetur i djegur në makinën e tij.

Policia dyshon se personi Gjergji Babu i ka vënë flakën vetes me benzinë dhe ka humbur jetën.

Policia ne nje njoftim te dyte ben me dije se po heton per nje vetevrasje, pasi drejtuesi i mjetit kishte marre benzine dhe i ka vene flaken vetes brenda ne automjet.

“Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit”- njofton policia.

Njoftimi i policise

Në vijim të informacionit paraprak datë 20.10.2018, ku në lagjen nr 1, u gjet i djegur mjeti tip “Benz”, me targa AA 911 HJ, në pronësi të shtetasit Gj.B, 39 vjeç, banues në Korçë informojmë se:

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për “Shkaktim i vetvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Informacioni paraprak

Më datë 19.10.2018, rreth orës 23:56, në lagjen nr 1, pranë kampit të punëtorëve, dyshohet se gjatë ecjes, ka marrë flakë mjeti tip “Benz” me targa AA 911 HJ.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.B, 39 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka gjetur vdekjen si pasojë e djegies, duke dalë me vonesë nga mjeti.

Në vendngjarje, ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësja, ku është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 20/10/2018, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori