“Tani për tani armët po flasin”, oferta e bisedimeve të Putinit, e vështirë

Nga BBC

Më herët sot është raportuar se Kremlini kishte sinjalizuar se Rusia ishte e gatshme të zhvillonte bisedime me Ukrainën.

Por, ndërsa ushtria ruse godet objektivat në të gjithë Ukrainën, vështirë se është ofertë pajtimi

Në fakt, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, këmbënguli se ushtria ukrainase do të duhej të linte armët së pari dhe të dorëzohej. Dhe shefi i tij, Vladimir Putin, u bëri thirrje trupave ukrainase të rrëzojnë liderin e tyre, Presidentin Zelensky.

Pra, kush do të fliste?

Presidenti Putin e ka bërë mjaft të qartë agjendën e tij, asgjë më pak se përmbysja e qeverisë aktuale të Ukrainës.

Ndoshta nuk është rastësi që kjo “ofertë” e bisedimeve vjen pasi presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe Vladimir Putin folën në telefon më herët sot.

Kremlini ka pak miq për momentin dhe Presidenti Putin mund të dëshirojë t’i përgjigjet thirrjeve të Kinës për një kthim në dialog.

Por tani për tani janë padyshim armët ato që po flasin./albeu.com


Shtuar 25.02.2022 19:56