E FUNDIT/ Përplasjet me KED, Meta dekreton Marsida Xhaferllarin për në Kushtetuese
Zbardhet ekspertiza/ 20 vjeçari i dha gaz makinës kur shtypi gruan
Në bazë të ekspertizës paraprake auto–teknike të kryer në vendngjarje të mjetit që aksidentoi për vdekjen nënën e dy fëmijëve, rezulton se shpejtësia e makinës ka qenë 35 km/orë, semafori ka qenë portokalli dhe pas goditjes së parë, sipas ekspertëve, Memollari nuk ka bërë asgjë për të minimizuar pasojat, madje ka shtuar shpejtësinë.

Po kështu ekspertët sqarojnë se Dhurata Prifti nuk ka qenë duke kaluar te vizat e bardha, por përgjegjësia sipas tyre, i takon 20 vjeçarit për mosdhënie prioriteti këmbësorit.

Sipas ekspertizës mjeko–ligjore, rezulton se Dhurata Prifti ka marrë plagë të tilla që kanë shkaktuar shokun e rëndë traumatiko – hemoragjik. Sipas mjekëve, tek viktima janë konstatuar dëmtime të rënda të indit trunor, dëmtime në pjesën e gjoksit dhe në gjymtyrët e sipërme, shkruan "Klan".

Andrea Memollari akuzohet nga Prokuroria për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke shkaktuar vdekjen e një personi”, e cila dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. /albeu.com/

Shtuar më 14/07/2016, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori