Shkëndija fiton në “frymën e fundit” ndaj Tikveshit, humb Struga

Shkëndija e Tetovës ka marrë fitore ndaj Tikveshit në “frymën e fundit” me rezultat 2:1 në ndeshjen e luajtur sot në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit vendor.

Kuqezinjtë e hapën mirë takimin me Dorievin që realizoi golin e parë në minutën 21.

Në pjesën e dytë Tikveshi barazoi me Varelovskin në të 75-tën, ndërsa në minutat shtesë Nafiu i jep triumfin Shkëndijës për rezultat 2:1.

Ndërkohë Struga Trim Lum ka pësuar tjetër humbje, pasi në Strumicë u mposht nga Akademia Pandevi me golin e vetëm të Sharkoskit. Makedonija Gjorçe Petrovi i Muharem Bajramit ka ngecur këtë xhiro, kur në shtëpi u ndal me barazim 1:1 me Skopjen, ndërsa Bregallnica fitoi bindshëm Borecin me shifra 3:0.

Java e 23-të në elitë mbyllet nesër me ndeshjen Renova – Pelisteri që do të luhet në Tetovë.


Shtuar 13.03.2022 17:54