Dëshmon shoku i vrasësit tek liqeni: Haxhiu i kërkoi lekët dhe e goditi
Pak orë më parë është arrestuar miku i autorit që ekzekutoi në Parkun e Liqenit të Tiranës, 62-vjeçarin, Haxhi Baxhinovski.

Në pranga ka rënë Myftar Pasha, 56-vjeç, i cili akuzohet për moskallëzim krimi që është kryer nga Myftar Pasha.

Nga hetimet e para rezulton se konflikti për një borxh prej 46 mijë euro, që autori i kishte viktimës ka qenë arsyeja e kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkohë së fundmi është zbardhur edhe dëshimia e të arrestuarit Myftar Pasha.

“Islam Myrtajn e kam shok dhe komshi. Te shtunën pasdite me mori ne telefon me pyeti ku je. I thashë po dal nga liqeni dhe ai erdhi me shoqëroi. Ishim duke ecur te dy kur përballë pame Haxhi Baxhinofskin me te birin. Islami me tha “boo kush duron kete, do me kujtoje leket. Kur Haxhiu u afrua e ofendoi Islamin rende dhe e goditi. U perleshen te 2 dhe pastaj Islami nxori pistoleten dhe qelloi 4 ose 5 here. Sapo qelloi Islami u drejtua drejt kodrës. Ndodhi shume shpejt. Unë nuk kisha dijeni qe Islami kishte arme dhe qe do e vriste. U tremba shume dhe shkova direkt në shtëpi. Sot u qetësova dhe mora kontakt me policinë”, tha ai.
Shtuar më 17/03/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori