Zbardhet dëshmia e pronarit të jahtit turk të gjetur në Shëngjin
Policia dhe prokuroria e Lezhës gjatë pasdites së sotme ka marrë në pyetje pronarin e jahtit Nedim Akyuz, i cili rezulton të jetë një biznesmen në fushën e tekstileve në Turqi.

Ai ka ardhur për të tërhequr jahtin por nuk është lejuar pasi është provë materiale dhe është rrethuar me shirit në portin e Shëngjinit deri në kryerjen e hetimeve.

Nedim Akyuz ka deklaruar se jahti është në pronësi të tij por nuk ka qenë në bordin e jahtit, ndërsa mjeti drejtohej nga kapiteni, shtetasi turk Sevgin Javu me të cilin ka humbur kontaktet me datë 6 shtator.

Sipas tij herën e fundit që është lidhur me të, i ka thënë se ndodhet në ujërat shqiptare por se deti ishte shumë i trazuar.

Më pas ka tentuar të lidhet me të, por e ka pasur te pamundur.
Shtuar më 09/09/2019, ora 22:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori