Zbardhet dëshmia e Ervin Matës në polici
Gjatë ditës së sotme i shumë kërkuari për vrasjen në Bllok, Ervin Mata është dorëzuar në polici.

Ai ka dhënë edhe dëshminë e tij në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në Bllok ku viktimë mbeti, Fabjol Gaxha dhe u plagosën tre persona të tjerë.

Bëhet e ditur se Matapolici ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me konfliktin dhe se ai ishte sulmuar nga të tjerët.

Gjithashtu Mata ka thënë se nuk kishte qëlluar me armë.

Kujtojmë se i dyshuari kryesor për vrasjen në fjalë është Marviol Bilo, i cili është ende në kërkim. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori