Nxorri shokët, Alkond Bengasi tregon gjithçka mbi super grabitjen në Rinas
Tashmë bashkëpunëtori i drejtësisë dhe i etiketuar si njeriu që zbërtheu grupin e megagrabitjes në Rinas, Alkond Bengasi është rrëfyer në polici.

Së fundmi është zbardhur edhe dëshmia e dhënë prej tij në polici, se si pranoi të modifikonte furgonët më të cilët u krye grabitja.

Ai thotë se kanë qenë kushërinjtë e tij Klement dhe Eldi Çala ata që ia kanë kërkuar një gjë të tillë.

Pranon se është takuar me Admir Muratajn dhe dy persona të tjerë nga Kosova, të cilët iu kanë doreëzuar pas një dreke edhe furgonët që do të modifikonte.

“Kontaktin e parë e kam pasur me kushërinjtë e mi Klement dhe Eldi Çala. Duke qënë se unë punoja në një servis ata më kërkuan t’i shoqëroja në Kavajë ku do të merrnim një furgon.

Fillimisht nuk pranova sepse kam pasur fëmijën sëmurë dhe nuk doja të largohesha nga Elbasani. Por më pas pranova dhe shkuam të 3 tek Shkëmbi i Kavajës. Aty na prisnin 3 persona për drekë. Një u prezantua si Admir Murataj i cili ishte në shoqërinë e 2 personave nga Kosova.

Një prej tyre e therrisnin “daja” ndërsa tjetrin “Tani”. Pasi hëngrën drekë, morëm furgonat Shevroletë, të cilët unë më pas i modifikova.

Më vonë mësova se mjetet do të përdoreshin për grabitje”,- thotë ai.

Ngjarja ndodhi rreth dy javë më parë në aeroportin kombëtar “Nënë Tereza” e me sa duket me kalimin e ditëve, policia po ngushton edhe rrethin e personave që kanë marrë pjesë në grabitje pasi brenda dy ditësh janë arrestuar 5 persona.

Shtuar më 24/04/2019, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori