Zbardhet denoncimi i vajzës në polici: Më përdhunoi kushëriri
Vetëm pak orë pasi Policia ka arrestuar një të ri në akuzën për marrëdhënie incestuale me kushërirën e mitur, është zbardhur edhe denoncimi i vetë vajzës.

16 vjeçarja ka denoncuar në polici e shoqëruar nga familjarët e saj se është përdhunuar nga kushëriri i saj.

Pas denoncimit dhe pretendimeve të së miturës, policia shpalli në kërkim të riun, i cili u shoqërua më pas në orët e pasdites në Polici ku edhe po merret në pyetje.

Në dëshminë e tyre, familjarët e vajzës së abuzuar seksualisht kanë informuar se personi që akuzojnë është kushëriri i tyre i afërt.

Ndërkohë që Policia po verifikon pretendimin e vajzës dhe të familjarëve të saj përdhunim.
Shtuar më 27/07/2019, ora 19:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori