Zbardhen shkaqet e sherrit me benzinë në spitalin privat
Teksa kanë kaluar disa orë nga marrja e njoftimit për humbjen e jetës së dy pacientëve në një spital privat, tashmë është hedhur dritë mbi çfarë ka ndodhur.

Nje paciente humbi jetën si pasojë e një zjarri të qëllimshëm në Repartin e Hemodializës në një spital privat, pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Kjo shkaktoi panik tek pacientët dhe stafi mjekësor, ndërsa aktualisht çdo gjë i është rikthyer normalitetit falë ndërhyrjes së forcave zjarrëfikëse e policisë në kohë reale.

Pas sinjalizimit të zjarrit, shërbimet e komisariatit të Policisë nr 3 kanë nxjerrë jashtë godinës pacientët që ndodheshin brenda.
Nga veprimet paraprake te grupit hetimor i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar me dashje nga pacienti i identifikuar si Lefter C., 57 vjeç.

Dyshohet se ka lindur një konflikt midis dy shtetasve, Lefter.C dhe shtetasit D.Saraçi, 47 vjeç. Shtetasi Lefter.C., pasi ka mbaruar dializen, ka shkuar në dhomën e shtetasit D.S, ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe dyshohet të ketë spërkatur me benzinë shtetasin D.S., dhe me pas i ka vënë zjarrin.

Me nderhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin.

Shtetasi D.Saraçi ka qenë i shtruar dhe merrte mjekim dhe në të njejtën dhomë me të ka qenë duke marrë mjekim dhe pacientja Sanie Sulaj, 55 vjeçe nga Mamurrasi, e cila ka gjetur vdekjen si pasoje e asfiksisë.

Aktualisht shtetasi D.Saraçi ndodhet i shtruar në sallën e reaminacionit pranë spitalit Amerikan 1, ndersa autori i dyshuar ndodhet në spitalin American 2.

Lidhur me kete ngjarje, aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të saj. /albeu.com/

Shtuar më 25/07/2016, ora 14:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori