Sot protesta në Tiranë, Policia e Vlorës nis kontrollin e makinave (VIDEO)

Policia e Vlorës po ushtron kontrolle në hyrjen e qytetit dhe njëkohësisht në hyrje të autostradës Vlorë – Levan.

Policia po kontrollon makinat luksoze dhe ato me xhama të zinj, njoftoi gazetari i SYRI TV në Vlorë dhe është zgjedhur pikërisht hyrja e qytetit të Vlorës për të kontrolluar automjetet të cilat po nisen drejt kryeqytetit për në protestë.

Mësohet gjithashtu se është zgjedhur me qëllim ky vend në hyrje të Vlorës me drejtimin për në Tiranë për të penguar disi protestuesit të nisen drejtë kryeqytetit.

Në filtrin e Policisë po kalon çdo automjet luksoz që qarkullon në këtë zonë.