Zannier e quan Kosovën republikë e re ballkanike
Pëlqej
L. Zanier
Shefi i misionit të KB-ve në Kosovë, Lamberto Zannier deklaroi sonte se pas zgjedhjeve në Kosovë pret kontinuitet dhe stabilitet në këtë hapësirë, duke shtuar se nuk pret ndryshime të mëdha.

“Stabiliteti është i nevojshëm për hapat e mëtejshëm për procesin e dialogut me Beogradin, i cili nuk e njeh pavarësinë dhe e konsideron Kosovën pjesë të territorit të vet. Kjo republikë e re ballkanike edhe më tutje ballafaqohet me problemin e pajtimit mes serbëve dhe shqiptarëve, veçmas në zonën e Mitrovicës”, tha Zannier duke iu drejtuar Këshillit për politikë të jashtme të Senatit italian, transmeton gazeta Blic e Beogradit.

Shefi i UNMIK-ut tha se Kosova duhet të mbetet multietnike, duke vlerësuar se zgjedhjet e 12 dhjetorit do të kalojnë pa tensione ndërmjet dy komuniteteve etnike.

“E kuptoj apelin e Beogradit komunitetit serb për të bojkotuar zgjedhjet, por shoh edhe disa përfaqësues serbë nga Kosova,. Të cilët kanë vendosur të dalin në zgjedhje me qëllim që të pengojnë margjinalizimin e tyre nga procesi i vendosjes në nivel lokal”, tha Zannier dhe shtoi se situata në veri është krejt ndryshe dhe “shumë më e afërt me qëndrimin e Beogradit”.
Shtuar më 25/11/2010, ora 22:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori