Zaev refuzon Gruevskin, shkon në Presidencë me 67 mandate
Kreu i LSDM-së është takuar sot me presidentin e Maqedonisë, Gjeorge Ivanov, për dorëzimin e nënshkrimeve për shumicës parlamentare.

Zoran Zaev gjendet ende në zyrën e kreut të shtetit, ku pritet të marrë vendimin në ditët e ardhshme.

Nga burime të "MIA"-s brenda kabinetit të presidentit Ivanov, mësohet se Zaev ishte nisur t'i parashtronte kreut të shtetit nënshkrimet e 67 deputetëve nga LSDM-ja, BDI-ja, Besa dhe Aleanca e Shqiptarëve, një sinjal ky që nënkupton se udhëheqësi i LSDM-së nuk e ka pranuar "shtrirjen e dorës" nga ana e Gruevskit për të formuar një koalicion të madh, vetëm e vetëm për të kundërshtuar kërkesat e shqiptarëve.

Pas konsultave me krerët e partive politike parlamentare në Maqedoni më 1 shkurt, Ivanov kishte deklaruar se do t'i jepte mandat për formimin e qeverisë, partisë apo koalicionit që do t'i vërtetonte krijimin e shumicës në Kuvend. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2017, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori