Zaev pret koalicion të qëndrueshëm paszgjedhor me partitë shqiptare
Lideri I LSDM-së Zoran Zaev pret fitore në zgjedhjet e 15 korrikut, po madje edhe mbështetje për formimin e një koalicioni të qëndrueshëm, por nuk përjashton mundësinë edhe për koalicion me parti të tjera, ndërsa janë në komunikim të vazhdueshëm për koalicion të mundshëm paszgjedhor me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën.

Për programet kyçe me të cilat koalicioni tenton të tërheqë votat e qytetarëve, për reformat e papërfunduara në administratën publike, për jurisprudencën, por edhe rastin “Reket”, ka folur më gjerësisht Zoran Zaev për Agjencinë e lajmeve MIA.

Zaevi, partia e të cilit në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare e kryeson koalicionin “Mundemi” shprehet se në mandatin e ardhshëm do të jenë tejet të shkarkuar, janë hapur të gjitha frontet dhe fokusi duhet të jetë në agjendën vendore të ekonomisë, ngritjes së standardit jetësor, reformës në jurisprudencë, arsim, shëndetësi, politikë sociale, kulturë, bujqësi. Lidhur me eurointegrimin e vendit thekson se me përcaktimin dhe pranimin e kornizës së bisedimeve nga KE-ja është e qartë se përkthimi i të gjithë kapitujve dhe i legjislaturës evropiane do të jetë në gjuhën maqedonase. Kjo është, shton ai edhe një konfirmim nga KE-ja dhe nga të gjitha vendet anëtare të BE-së për gjuhën maqedonase, por edhe fillim i zyrtarizimit të gjuhës maqedonase, si një nga gjuhët zyrtare të BE-së me anëtarësimin tone të plotfuqishëm.

Kjo është për mua historia për shkak se gjuhën tonë do ta keni në bibliotekat në Varshavë, Vjenë, Berlin, Paris, Romë, kudo do të mësohet, avancohet e afirmohet dhe kjo është një vlerë e madhe, thekson Zaevi. Parullën zgjedhore të BDI-së për kryeministër të parë shqiptar e vlerëson si strategji politike tërësisht populiste dhe porosi nacionaliste, që ka qenë e pranishme në kohën e Gruevskit dhe Ahmetit, por megjithatë nuk e përjashton mundësinë për koalicion paszgjedhor me BDI-në, nëse kjo parti heq dorë nga ky kushtëzim.

Lideri i LSDM-së, flet edhe për “bombat” që janë karakteristike për këtë fushatë, e për të cilat shprehet se tashmë kanë parashtruar kallëzime penale, ndërsa për vërejtjen se ka bomba edhe për opozitën thekson se tashmë janëkallëzuar të gjitha.
Shtuar më 06/07/2020, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori