I shpërthen bombla e gazit në banesë, lëndohet 60-vjeçarja nga Maliqi

Foto ilustruese

Gjatë orës 21:00 ka ndodhur një incident në fshatin Podgorie të Maliqit.

Raportohet se një bombël ka shpërthyer brenda banesës dhe ka lënë të lënduar shtetasenb me iniciale F. Gj., rreth 60 vjeçe.

Aktualisht e moshuara ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftim policie

Më datë 10.07.2022, rreth orës 21:00, jemi njoftuar se në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar shtetasja F. Gj., rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie, Maliq, me djegie trupore, të cilat dyshohet se i janë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën e saj.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 10.07.2022 21:29