Zaev merr zyrtarisht mandatin për formimin e qeverisë së re
Kreu i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, ka marrë zyrtarisht nga presidenti Gjorge Ivanov mandatin për formimin e qeverisë së re, shkruan "Albeu.com".

"Pengesat për dhëninen e mandatit janë mënjanuar", është shprehur presidenti Gjorge Ivanov gjatë dorëzimit të mandatit.

"Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, që ka shumicën në parlament, propozoi Zoran Zaevin të jetë kandidat të cilit do t'i besohet mandati për formimin e qeverisë," u shpreh Ivanov.

Kutjojmë se Ivanov mori vendimin për dorëzimin e mandatit të formimin e qeverisë së re vetëm nje ditë pas përfundimit të afatit për dhënien e mandatit. /albeu.com/






Shtuar më 17/05/2017, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori